Operacioni i policisë ekuadoriane shpëton i 49 pengjeve nga banda kriminale Los Lobos

Policia ekuadoriane ka shpëtuar 49 persona që u rrëmbyen nga banda e rrezikshme Los Lobos në provincën e Azuay. Ky kartel, i njohur ndryshe si “Ujqërit,” është i përfshirë në trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale në Ekuador.

Operacioni i policisë u zhvillua në një vend malor në Ande, ku fotot tregojnë policë dhe ushtarë të armatosur që hyjnë në tunelet e minierave për të liruar pengjet. Mes pengjeve të liruar janë një fëmijë dhe tre gra. Gjatë operacionit, janë sekuestruar edhe armë dhe lëndë plasëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share