Euro 2024 | UEFA dënon edhe Jude Bellingham

Dënimit nuk i ka shpëtuar as Jude Bellingham. Mesfushori anglez u pezullua me një ndeshje dhe 30 mijë euro gjobë pas gjestit të turpshëm të bërë kundër Sllovakisë.

Organi drejtues i futbollit Europian ka identifikuar shkelje të rregullave të saj nga ana e 21-vjeçarit, pasi nga hetimi rezultoi se prekja e organeve gjenitale nga ana e anglezit është bërë duke iu drejtuar stolit sllovak.

Gjithsesi, vendimi nuk e pengon Bellingham për të qenë në fushë kundër Zvicrës. UEFA ka lënë në dorën e kombëtares angleze shlyerjen e dënimit, me mesfushorin që duhet të humbas një ndeshje të “Tre Luanëve” brenda 12 muajve të ardhshëm.

Pezullim që nuk prish planet e trajnerit Gareth Southgate, pasi do të ketë të gatshëm mesfushorin për sfidën çerekfinale ndaj Helvetëve. Bellingham shënoi golin e barazimit momental në përmbysjen që Anglia bëri ndaj Sllovakisë në raundin e 1/8-ave të kompeticionit. Për 21-vjeçarin ky ishte goli i dytë në këtë Kampionat Europian.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share