Janevska: Paga më të larta për mësimdhënësit dhe ditar të ri elektronik

Shkup, 5 korrik – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi se tashmë me Sindikatat e Pavarura për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka diskutuar për mundësitë për përmirësimin e statusit të mësimdhënësve dhe sigurimin e pagave më të larta.

Janevska theksoi se është e bindur se do të bëhen përpjekje maksimale që pagat të rriten.

Ajo tha se aktualisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke u konsultuar me mësuesit nëse do të kenë vetëm ditar elektronik apo do ta kthejnë ditarin në letër nga viti i ardhshëm shkollor.

“Para disa ditësh ka përfunduar projekti për përgatitjen e një ditari të ri elektronik dhe tashmë është në dispozicion të MASH-it. Kuptova që ka mbrojtje të mirë, që të mos fshihen notat dhe mungesat. Por ne po bëjmë anketë mes mësuesve nëse duan vetëm ditar elektronik apo letër. Ne do të veprojmë ashtu siç deklarojnë ata, por mendimi im është që të ketë një formë të shkurtuar, të shtypur të ditarit për regjistrim”, tha Janevska.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share