Amazon arrin shifrën rekord, Jeff Bezos vendos të shesë aksione

Jeff Bezos ka vendosur të shesë 25 milionë aksione të Amazon që arrijnë vlerën e thuajse 5 miliardë dollarëve. Ky vendim vjen pasi të mërkurën, tregu i aksioneve të kompanisë arriti një shifër rekord.

Në shkurt, Bezos tha se do të shiste aksione me vlerë 8.5 miliardë dollarë. Kjo ishte hera e parë që prej vitit 2021 që ai kishte njoftuar diçka të tillë.

Aksionet e kompanisë janë rritur me më shumë se 30% këtë vit për shkak të pritshmërive se rritja e kërkesës për inteligjencën artificiale do të shumëfishojë fitimet.

Muajin e shkuar, Amazon kaloi vlerën e 2 trilionë dollarëve në tregun e aksioneve. Gjithsesi, kjo shifër është tejkaluar nga gjigantë të tjerë të teknologjisë si Nvidia, Apple dhe Microsoft që kanë arritur në 3 trilionë.

Shefi i Amazon është njeriu i dytë më i pasur në botë me një pasuri prej 214 miliardë dollarë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share