Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi deklaroi se punimet në stadiumin e Tetovës janë duke u zhvilluar.
Ai tha se gjykata kushtetuese ka vërtetuar se nuk ka parregullsi në ndërtimin e stadiumit të Tetovës dhe potencoi se punimet tani janë në fazën e parë.
“Gjykata kushtetuese edhe një herë e vërtetoi dhe po të kishte pasur aty ndonjë keqpërdorim apo të kishte pasur shkelje ligjore, jo vetëm me polici financiare por edhe me policë normal do të na rrinin çdo ditë tek dyert e komunës dhe nuk do të na linin asnjë ditë të punojmë. Gjykata Kushtetuese e vërtetoi edhe njëherë atë që ne kemi pasur të drejtë. Punimet do të vazhdojnë”, ka deklaruar ministri Durmishi.