Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë ka rritje të frekuencës të automjeteve për dalje nga vendi. Koha e pritjes është rreth 30 minuta, informon sot në mëngjes Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Nga LAMM përkujtojnë se nga data 1 korrik deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në vend është vendosur regjim i qarkullimit veror me të cilin ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda me masë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe ditëve me temperatura jashtëzakonisht të larta edhe atë të premten nga ora 17 deri në orën 22, të shtunën nga ora 09 deri në orën 18 dhe të dielën nga ora 09-22.
Në rrugën magjistrale Shkup – Ohër – Shkup ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave tejkalon 7.5 tonë gjatë fundjavave, në intervalet në vijim – të premten nga ora 15 deri në orën 22, të shtunën nga ora 07 deri në orën 12 dhe nga ora 18 deri në orën 24 dhe të dielën nga ora 07 deri në orën 22.