Reagime pas deklaratave të Dimitrievskit për flamurin shqiptar

ZNAM: NUK DO TE LEJOJME SHKELJE TE LIGJIT APO KUSHTEZIME

Deklarata e një ditë më parë e kryetarit të partisë “ Znam” Maksim Dimitrievski,  se nëse në seancat e Qeverisë do të vendoset edhe flamuri shqiptarë, janë të gatshëm të dalin nga Qeveria, ka ngjallur reagime të shumta. Arjanit Hoxha nga Fronti Europian,  duke postuar një fotografi ku shihet Dimitrievski me flamur të ish-Jugosllavisë, shton pyetje se si ka mundësi të mos i pengoj ky flamur, por ti pengojë ai shqiptar.

“ Këtë postim nuk e kam për të dëshmuar se sa të dobët janë vazalët e VLEN por për të pyetur partnerin e tyre të koalicionit Maksim Dimitrievski, se si ka mundësi që mos i pengon flamuri i Jugosllavisë që nuk egiziston më dhe i pengon flamuri shqiptar i cili është i rregulluar edhe me ligj për përdorimin në kuadër të Maqedonisë së Veriut”?  – tha Arjanit Hoxha, Fronti Europian.

Po ashtu ka reagur edhe Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga duke thënë se askush nuk mund t’ua ndaloj shqipëtarëve përdorimin e flamurit.

“Askush nuk mund t’ua ndalojë qytetarëve shqiptarë të RMV-së përdorimin e flamurit të tyre kombëtar e aq më pak Dimitrievski, ai mund të lejojë ose të ndalojë flamuj në shtëpinë e tij private. Qeveria është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, rrjedhimisht edhe 1/3 së popullsisë së përgjithshme, në këtë rast shqiptarëve” – tha Krenar Lloga.Të pyetur rreth këtyre reagimeve, zëdhënësi i kësaj partie, Nikolla Memov, tha se “Znam” nuk do të lejojë shkelje të dispozitave ligjore për përdorimin e gjuhëve dhe flamujve

“Znam do të jetë garanci që asnjëherë më, askush nuk do të mund ta kërcënojë me propozime joadekuate partnerin më të madh në qeveri, respektivisht qeverinë dhe që do të shkojnë në dëm interesave kombëtare dhe shtetërore maqedonase. Znam do të jetë korrektues në Qeveri, sikur me rastin e betimit të kryetarit të Kuvendit, do të reagojë edhe në të gjitha rastet tjera kur do të ketë prishje të dispozitave të Ligjit për Përdorim të Gjuhëve dhe flamujve të bashkësive etnike” – tha Nikolla Memov, ZNAM.

Deri tani nga partneri Qeveritare, “ VLEN”, ende nuk kanë dal me ndonjë koment rreth deklaratave të Maksim Dimitrieskit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share