40 % E KUADRIT ME ARSIMI TË LARTË ËSHTË LARGUAR NGA VENDI
Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 5-të, nga 41 shtete për ikjen nga vendit të kuadrit me arsim të lartë. Sipas raportit të titulluar “Efektshmëria e masave për parandalimin e daljes së personelit me arsim të lartë dhe professional” shihet qartë se vendi po përballet me një humbje të madhe të talenteve.
Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se numri i shtetasve të Maqedonisë që kanë shkuar jashtë vendit nga viti 2013 deri në vitin 2022 është 7861 persona. Të dhënat e ESHA-së për strukturën arsimore të personave të larguar nga vendi tregojnë se nga viti 2015 deri në vitin 2022 kanë emigruar 719 persona me arsim të lartë. Në raportin e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim theksohet se vendi ynë është në grupin elitar të top njëzet vendeve në botë me emigrim më të madh jashtë vendit, ndërsa Banka Botërore vlerëson se 40 për qind e stafit arsimor është larguar nga vendi.
“Mungesa e një strategjie aktive për menaxhimin e personelit të arsimit të lartë në vend e shton edhe më shumë shqetësimin. Shteti nuk ka një dokument strategjik për të luftuar largimin e personelit të kualifikuar”- qëndron në këtë raport. Qeveria, sipas kwtij raporti ka miratuar një Rezolutë për politikën e imigracionit, me qëllim të veçantë strategjik që synon uljen e intensitetit të emigrimit të përhershëm jashtë vendit të personave me arsim të lartë, por për të nuk është vendosur monitorimi i zbatimit të masave dhe aktiviteteve si dhe miratimi i dokumenteve të reja strategjike kryhen pa vlerësim paraprak të rezultateve. /tvklan.mk/