LAMM: Në pikën kufitare “Bogorodicë” pritet rreth 40 minuta, në “Tabanoc” rreth 30 minuta

Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” është vërejtur frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 40 minuta. Në VK “Tabanoc” ka frekuencë të madhe të automjeteve për hyrje në shtet, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriu, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Siç informon LAMM, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata me intensitet mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në vend vendoset regjimi i trafikut veror, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Renditja është si më poshtë: e premte nga 17:00 – 22:00, e shtunë nga 09:00 deri 18:00 dhe të dielën nga 09:00 deri 22:00.

Në pjesën kryesore të rrugës A2: Shkup – Ohër -Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese, masa e përgjithshme e të cilave tejkalon 7.5 tonë gjatë fundjavës, në intervalet e mëposhtme: e premte 15:00 – 22:00, e shtunë nga 07:00 deri 12:00 dhe nga 18:00 deri 24:00 dhe të dielën nga 07:00 deri 22:00.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share