Shqipëria shpall dy ditë zie për Ismail Kadarenë: Homazhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

Në datat 2 dhe 3 korrik, qeveria shqiptare ka shpallur dy ditë zie për të nderuar kujtimin e Ismail Kadaresë, kolosit të letrave shqipe. Vendimi u mor sot në një mbledhje të qeverisë, me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Ismail Kadare, shkrimtari i njohur ndërkombëtarisht, ka lënë një trashëgimi të madhe në letërsinë shqipe dhe botërore. Ai është një prej autorëve më të shquar të shekullit të 20-të, i njohur për romanet e tij të thella dhe të pashtershme.

Për të nderuar kujtesën e tij, do të organizohen homazhe dhe një ceremoni shtetërore. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të jetë vendi ku do të mbahen këto ngjarje, të mërkurën, në datën 3 korrik. Homazhet do të ndahen në dy fasha orari, nga ora 09:00-11:00 dhe 11:30-12:30.

Ky është një moment i rëndësishëm për kulturën dhe letërsinë shqiptare, ku Ismail Kadare do të nderohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share