Euro 2024 | Historia përsëritet, Franca sfidon Belgjikën

Franca dhe Belgjika u stërvitën në bazat e tyre përkatëse përpara se të synojnë raundin çerekfinal të Euro 2024. Belgjika është kundërshtari më i vjetër dhe më i shpeshtë i Francës. Les Bleus janë përballur me këtë kundërshtarë të paktën 36 herë më shumë se rivali i tyre më i shpeshtë.

Përballja e parë ndërkombëtare për këto dy skuadra ishte një barazim 3-3 në Bruksel 120 vite më parë. Belgjika kryeson numrin e fitoreve të 75 takimeve të kaluara 30-26, por Franca fitoi 2 të fundit, gjysmëfinalen në Kupën e Botës 2018 në Shën Petersburg dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Torino në Tetor 2021.

Fakt tepër interesant që i shkon për shtat Francës, duke e shndërruar takimin e orës 18:00 në Dusseldorf. Skuadra e Deshamps ka humbur vetëm një nga 6 ndeshjet e fundit, për të rritur shanset e një suksesi. Antua Griezman është kërcënimi kryesor për belgët, pasi ka shënuar 7 gola në 14 ndeshjet e Europianit, 5 prej të cilëve në raundet me eliminim direkt.

Në krahun tjetër, Lukaku është lideri i Belgjikës. Pasi nuk ka shënuar ende në këtë turne, gjiganti i sulmit premton shumë, 11 gola në 25 ndeshje mes Europianit dhe Botërorit janë shifra që bindin. Fituesi i këtij 90 minutëshi do të përballet me Portugalinë ose Slloveninë në çerekfinale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share