Bashkimi Demokratik për Integrim mblodhi sot Këshillin e Përgjithshëm ku siç informuan nga kjo parti u diskutua mbi zhvillimet aktuale politikë në vend.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se BDI nuk është e lidhur për pushteti, por për ta me rëndësi është legjitimiteti.
“Para 18 vitesh ky gabim është bërë. Brenda 15 muajsh u organizuan zgjedhje të parakohshme, në atto zgjedhje të parakohshme fitoi Bashkimi Demokratik për Integrim dhe filloi reflektimi në drejtim të respektimit të votës së lirë. Ne, pa dashur që të bëj arsyetime, nuk jemi të lidhur për pushtet, për ne me rëndësi është legjitimiteti. Sepse në një moment kur VMRO-DPMNE kërkoi që të bëhet pjesë e procesit për zgjidhje të problemeve dhe ndryshim të Kushtetutës, kushtezoi shumicën e atëhershme parlamentare që BDI të braktisë ekzekutivin. Akoma pa u mbyllur konferenca përgjigja ishte flak për flakë, “ Në momentin që ju votoni ndryshimin e Kushtetutës ne paraqesim dorëheqje kolektive” – tha Ahmeti. /tvklan.mk/