Vuçiq: Do të ketë më shumë arrestime, një sulm i paramenduar terrorist ai para Ambasadës së Izraelit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të ketë edhe arrestime të tjera lidhur me sulmin që ndodhi dje ndaj një polici në Ambasadën e Izraelit në Beograd.

Vuçiq theksoi se ishte një sulm terrorist tërësisht i menduar më parë dhe se asgjë nuk ndodhi rastësisht.

“Me sa kam dëgjuar mund të kem gabim, gjithçka ka qenë e përgatitur, duhen disa detaje më shumë, të plotësohet për prokurorin, që të ketë prova të mjaftueshme për të vazhduar procedurën, pra për arrestimin e personit”, tha Vuçiq gjatë vizitës në Prva.

I pyetur se deri kur do të jetë në fuqi alarmi i kuq, pra niveli i kuq i sigurisë, Vuçiq tha “autoritetet shtetërore të Serbisë do ta zgjidhin pjesën më të madhe deri të martën dhe pastaj gjithçka do të jetë në rregull”, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share