“S’KA RINEGOCIM PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE”
Nuk do të ketë rinegocim për marrëveshjet ndërkombëtare. Ambasadorja Amerika në Shkup, Angela Ageler, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndjekin me vëmendje se si dhe sa do të respektojë qeveria e re marrëveshjet e arritura me Greqinë dhe Bullgarinë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ageler tha se koha ka dëshmuar se ka dallim mes asaj që thuhet në fushatë dhe asaj që thuhet ndër vite. Sipas saj, është pozitiv fakti që kryeministri dhe ministrat e rinj përdorën emrin kushtetues të vendit gjatë betimit të tyre.
“Ato marrëveshje tashmë janë bërë. Nuk ka rinegocim për Prespën, nuk nuk ka rinegocim për përparimin drejt BE-së dhe kjo është shumë e qartë.03:13 Më lejoni të jem shumë e qartë, Marrëveshja e Prespës ishte absolutisht historike për këtë vend. E pranoj se ishte jashtëzakonisht e vështirë për shumë njerëz në këtë vend që të pranojnë ndryshimin e emrit, por ishte një marrëveshje ndërkombëtare që Qeveria në atë kohë dhe shumë të tjerë në komunitetin ndërkombëtarë ranë dakort. Në ishim pjesë e atij procesi dhe e duartrokitëm” – tha Ageler.
Ageler tha se korrupsioni është kanceri i vendit dhe qeveria e re duhet të luftojë seriozisht këtë, gjithmonë duke qenë transparente ndaj qytetarëve. Sa u përket reformave në drejtësi dhe paralajmërimeve për shkarkim të Këshillit Gjyqësorë, ambasadorja amerikane në vend tha se ideja është interesante, por është e rëndësishme të shohim se si do të ndodhë depolitizimi i gjyqësorit dhe a do të respektohen standartet e BE-së.
“Është një epidemi dhe unë mendoj se korrupsioni është kancer për këtë vend dhe duhet të zgjidhet patjetër. SHBA-të do të mbështesin çdo program që do ta zgjidhin këtë. Kjo fillon nga pushteti lokal deri në nivelet më të larta të pushtetit dhe do të mbështesim çdo program që do të ndjek korrupsionin në mënyrë domethënëse” – tha Ageler.
E pyetur se si e shohin SHBA-të faktin që Ramiz Merko, i cili është në Listën e Zezë amerikanë ishte pranë marrjes së licencës për të hapur Fakultet të Mjeksisë, Ageler tha se në atë Listë hyjnë persona për të cilë SHBA-të kanë faktë të pakonsetueshme se emri I tyre lidhet me afera korruptive. Ambasadorja amerikane në Shkup tha se ka shumë raste kur SHBA vendos dikë në Listë të Zezë, dhe vendi i origjinës së personit jo, duke shtuar se SHBA-të nuk zbatojnë ligjin në këtë vend, nuk jenë pjesë e gjyqësorit, kjo, sipas saj është puna e autoriteteve këtu. Sa I përket emërimit të Stoilkoviqit në Qeverinë e Re, person I cili njihet për lidhje të afërta me Moskën, Ageler tha se respektohet roli I vendit në NATO dhe mbështetja për Ukrainën është e rëndësishme edhe për Aleancën Veriatlantike edhe për SHBA-të. /tvklan.mk/