LSDM sot zgjedh kryetarin e ri

LSDM sot në zgjedhje të jashtëzakonshme do të zgjedhë kryetarin e ri të partisë. Votimi do të zhvillohet në 77 vendvotime në gjithë vendin, ndërsa të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë rreth 23 anëtarë akreditues.

Në garë për në krye të partisë është ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe deputet aktual, Jovan Despotovski si dhe Aleksandar Bajdevski, ndërsa Sllavjanka Petrovska dje një ditë para zgjedhjeve, tërhoqi kandidaturën e saj.

Në këto zgjedhje do të votojnë 23.373 anëtarë të akredituar të LSDM-së, ndërsa para tre viteve, kur kryetari i partisë u zgjodh Zoran Zaev, në votim morën pjesë 68.999 anëtarë të akredituar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share