Princi William ka ndaluar Harry-n që të kthehet në familjen mbretërore!

Një burim i brendshëm ka pohuar se Princi William është ai që e ka ndaluar Princin Harry të kthehet në familjen mbretërore “në çdo mënyrë apo formë”. Raportohet se William ka marrë rolin disiplinor brenda familjes mbretërore, duke ndjekur shembullin e gjyshit të tij, Princit Philip. Në një sondazh të ri të YouGov për mashkullin mbretëror më të popullarizuar, William është përshkruar si një udhëheqës që sundon familjen “me një dorë të hekurt”.

Duke u bazuar në raportimet e Daily Beast, duket se William po vazhdon të tregojë disiplinën e tij. Ai ka vendosur një ndalim absolut për Princin Harry, duke e penguar atë të kthehet në familje në çdo mënyrë apo formë. Ky veprim tregon se William është në komandë kur bëhet fjalë për disiplinën familjare, dhe ai mund të bëhet i frikshëm kur vjen puna për të ruajtur rregullin dhe traditat mbretërore .

Lexo gjithashtu
Total
0
Share