Lufta kundër korrupsionit dhe krimit prioritet i qeverisë/ Mickoski: Askush nuk është mbi popullin, ligjin dhe Kushtetutën

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT PRIORITETET I QEVERISË

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski në një status në rrjetin social facebookështë shprehur se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë. Ai theksoi se do të ketë takim të rëndësishëm me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski me qëllim që të adresohen këto çështje të rëndësishme.

“Po dërgoj një mesazh të qartë. Askush nuk është mbi popullin, ligjin dhe Kushtetutën. Do të ketë përgjegjësi për krimin që po e shkatërron të ardhmen tone të përbashkët. Kjo përgjegjësi duhet të ketë emër dhe mbiemër, pa dallim”, shkruan Mickoski./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share