Vlora mbushet me turistë/ Pika më e rëndësishme mbetet “Lungo mare”

VLORA MBUSHET ME TURISTË

Ky sezon veror ka mbushur qytetin e Vlorës me turistë të shumtë. Vizitorët janë nga të gjithë kontinentet dhe një ndër pikat me të rëndesishme mbetet qendra e qytetit dhe plazhi në ” Lungo mare”.

Në këtë zonë gjen pushues të shumtë qofshin të huaj, shqiptarë të Kosoves apo vendas.

Çmimet e lira dhe plazhet publike që shtrihen përgjatë qytetit të Vlorës u japin mundesinë çdo pushuesi të shijoj detin dhe pastërtinë në bregdet e cila këtë vit është e dukshme.

“Per operatoret turistike te vlores ky sezon eshte i paparashikuar per ta, per shkak te numrit te larte te te huajve. Kapacitetet momentalisht jane te perballueshme deri ne qershor, por per korrikun dhe gushtin do te shihet zgjerimi i tyre”, tha një turiste e huaj.

“Vlora i ka te gjitha atraksionet turistike dhe vecanerisht vizitohen te dy detet qe lagin brigjet e saj Adriatiku dhe Joni. Qyteti mbetet qendra e terheqjes per cdo turist”, tha Luixhino Isufaj operator turistik./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share