Pas akuzave të Greqisë dhe Bullgarisë reagon MPJ/ MPJ: I respektojmë detyrimet e marrëveshjeve ndërkombëtare

PAS AKUZAVE TË GREQISË DHE BULLGARISË REAGON MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë ka reaguar mënjeherë pas akuzave të Gregjisë dhe Bullgarisë për mosrespektim të marrëveshjes së Prespës. Nga kjo ministri thonë se I respektojmë plotësisht detyrimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Pas akuzave të kryeministrave të Greqisë dhe Bullgarisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Dimitar Glavçev në Samitin e BE-së në Bruksel se Shkupi po shkel Marrëveshjen e Prespës, kanë reaguar nga Ministria e Punë të Jashtme dhe Tregtisë duke I hedhur posht si të pa baza akuzat. Në reagim thuhet se shteti vazhdon të respektojë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës në të gjitha aspektet.

“I respektojmë plotësisht obligimet e marra nga marrëveshjet ndërkombëtare nënshkruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës”, thanë nga Ministria e Punë të Jashtme dhe Tregtisë

Nga Ministria e Punëve të Jashtme rikujton se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është obligim për të dyja palët duke kërkuar edhe nga pala greke përbushje të obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje.

“Mbetemi plotësisht të përkushtuar në zbatimin e procesit të integrimit evropian duke rrumbullakuar dhe përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme reformat e nisura për anëtarësim në BE, si prioriteti ynë kryesor i politikës së jashtme”, thanë nga Ministria e Punë të Jashtme dhe Tregtisë

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryeministri grek por edhe përfaësues tjerë nga Greqia paralajmëruan vendin se nëse vazhdohet në këtë linjë të mosrespektimit të marrëveshjes së Prespës Greqia mund të pengojë rrugëtimin eurointegrues të RMV-së. Pengesa të ngjashme po paraqet edhe fqinja tjetër, Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut sa i përket futjes së Bullgareve në Kushtetutë./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share