Mjeku Edmond Gashi ka reaguar ndaj akuzave që e rëndojnë në lidhje me skandalin tek Onkologjiku. Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social “Facebook”, Gashi thekson se udhëhiqet nga betimi i një mjeku që nga dita e parë që ka hedhur mantelin e bardhë mbi supe. Si mjek kirurg, ai ka përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik, dhe 90% e tyre janë operacione të suksesshme. Gashi distancohet nga çfarë ai quan “tendencë keqpërdorimi” të emrit të tij.
Në lidhje me akuzën e thyerjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Gashi shpjegon se ka respektuar orarin e përcaktuar nga Gjykata. Ai thekson se trajtimi shëndetësor në klinikë private është zgjedhje e pacientit, dhe mjeku ka për detyrë të përgjigjet njësoj, qoftë në shtet ose në privat. Gashi kërkon që të bëhet hetim i plotë për të zbuluar të vërtetën dhe të sigurojë drejtësi.