Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryej erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 37 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta dhe me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.

Gjatë fundjavës dhe të hënën, pritet që moti të mbetet me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë.

Të martën, pritet sërish destabilizimi i motit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share