Po ndërtohen shtëpi të reja për komunitetet joshumicë në Kosovë

Në komunat e Kosovës, po ndërtohen shtëpi të reja për komunitetet joshumicë. Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se këto ndërtime janë pjesë e një programi për banim të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, ata vunë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike.

“Gjithandej në komunat e Kosovës, po ndërtohen shtëpi të reja për komunitetet jo shumicë. Nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive, kësaj radhe së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, vumë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike. Banimi i qëndrueshëm dhe i sigurt është një nga programet i cili i ka ndihmuar drejtpërdrejtë qytetarët tanë”, shkruan Krasniqi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share