Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për vizitë në Gjermani: AAK-ja, adresë për bashkatdhetarët për një Kosovë të zhvilluar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë në Gjermani. Ai ka takuar kryesinë e degës së AAK-së në Baden-Wurttemberg dhe ka folur për zhvillimet në Kosovë.

Haradinaj ka theksuar se AAK-ja në Gjermani është adresë për bashkatdhetarët, të cilët po i bashkohen vizionit për një Kosovë të zhvilluar e të lidhur ngushtë me diasporën.

“Në kuadër të vizitës, do të takoj shumë bashkatdhetarë që me punën dhe mundin e tyre janë bërë tregime suksesi në veprimtari të ndryshme. Gjithashtu do të prezantoj në formimin e nëndegëve të reja dhe do të mirëpresim edhe anëtarë të rinj në rrugëtimin tonë politik”, shkroi Haradinaj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share