Tragjedi në Mavrovë: Bojleri bie mbi një djalë të mitur dhe e mbyt në vend

MBP ka njoftuar se në Stacionin Policor të Mavrovës dje rreth orës 18:00, D. Gj. (55) ka raportuar se djali i saj i mitur ka vdekur.

Sipas raportit, i mituri ka pësuar lëndime dhe ka vdekur pasi mbi të ka rënë një bojler në shtëpinë në lagjen Mavrovi Anovi, informojnë nga SPB Tetovë. Jozyrtarisht bëhet fjalë për një djalë 14-vjeçar.

Për ngjarjen është informuar prokurori publik, dhe vendin e ngjarjes e ka inspektuar një ekip nga DPB Gostivar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share