Nexhat Kasa ish refer, i ftuar në emisionin Euro klan theksoi se kemi një ngritje të nivelit të kualitetit të futbollit në Europë. Nuk ka më ndarje midis shteteve të vogla dhe atyre të mëdha.
Megjithatë Kasa tha se nuk pajtohet me mënyrën e shorteut, për të vendosur se si do të vazhdojë kampionati. Ai tha se duhet të kemi një qasje më të qartë. Në fazën e grupeve, nuk ka problem, por pas përfundimit të pjesës së parë, duhet të bëhet një short për pjesën e dytë.
“Në pjesën e parë e veçanërisht tani n këtë fazë shikuam se ka një ngritje të nivelit të kualitetit të futbollit në Europë, nuk ka më shtet i vogël apo shtet i madh. Në të gjithë Evropën ka një ngritje të futbollit.
Unë nuk pajtohem me shortin sepse në cilën mënyrë përcaktohet se si do të vazhdojë kamionati, në pjesën e parë të grupeve nuk ka problem, por pasi të kryhet pjesa e parë duhet të kryhet shorteu për pjesën e dytë, për shkak se kishte kalkulime për ndeshjet e treta. Faktikisht ata po e degradojnë futbollin, sepse që të iki të mos luaj me Gjermaninë apo me ndonjë më të fortë, dhe pastaj nëse nuk e din se çfarë do të ndodhi më tutje shorti le të hudhet sot dhe le të caktohat. Normalisht vendet e para të kenë vend tjetër, dhe të mos dihet cila me cilën.
Pasi nuk janë 32 ekipe, sepse po u bënë 32 ekipe në një kontinent sa që është Evropa mundemi të humbin vetëm në kualitet dhe cilësi, dhe atëher nuk do të ketë efektin e duhur”, tha Kasa. /tvklan.mk/