Mediat akuzojnë Federatën Serbe për skandalin e kombëtares – Lojtarët serb udhëtuan drejt Gjermanisë me avion kroat

Në Kampionatin Europian 2024, Kombëtarja e Serbisë u largua me dy pikë dhe si vendi i fundit në grup. Megjithatë, një skandal ka shpërthyer pas eliminimit.

Mediat në Beograd akuzojnë Federatën Serbe të Futbollit se ka lejuar një gabim të rëndë: ekipi përfaqësues udhëtoi drejt Gjermanisë në një avion kroat. Kryeredaktori i televizionit “Informer”, Dragan Vucicevic, bëri një ndërhyrje telefonike në një emision në televizionin e tij, duke theksuar se presidenti serb, Aleksandër Vucic, u fut në avionin me flamurin kroat.

Ndërkaq, mediat kroate raportojnë se skandali me avionin vazhdoi edhe pas eliminimit. Sekretari i Federatës Serbe, Jovan Surbatovic, deklaroi se u arrit një akord me një kompani gjermane për një avion privat, pasi linja shtetërore e Serbisë nuk kishte në dispozicion. Presidenti Vucic shprehu pakënaqësinë për paraqitjen e kombëtares, ndërsa trajneri Stojkovic dha dorëheqjen.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share