Gazetari sportiv Goran Boshev i ftuar në emisonin Euro Klan, theksoi se fiton më i miri, ai që ka për momentin lojtarët më të aftë dhe njëmbëdhjetë lojtarë që funksionojnë së miri mes veti. Boshev përmendi rastin e Mbapës, duke vënë në dukje se një lojtar i aftë nuk gjendet gjithmonë në çdo ekip, pasi përshtatshmëria dhe komunikimi mes lojtarëve janë faktorë kyç për sukses.
Në lidhje me Arda Güler, Boshev theksoi se karakteri i lojtarit ka ndikim. Boshev vlerësoi se futbolli turk është në ngritje. Trajnerët, lojtarët dhe ekipi kombëtar po tregojnë progres, si dhe transferimet në ligën turke po sjellin interes dhe konkurrencë të lartë.
“Unë them që në një turne si ky fiton më i miri, ai që ka për momentin lojtarët më të aftë, njëmbëdhjetë lojtarë që funksionojnë më së miri mes veti, mund të kesh Mbapen në një ekip, ai nuk mund të futet në atë ekip, por mund të mos përshatet me lojtarët e tjerë, ja për shembull tani do të shkojë në Real Madrid dhe mund të mos gjejë gjuhën e përbashkët me lojtarët e tjerë, prandaj komunikimi në ekip dhe përshtatshmëria janë kryesore.
Në rastin e Arda Güler mund të them se varet edhe karakteri i lojtarit, ne e dimë shembullin,në fakt i gjithë publikut turk i dinë mënyrat se si çdo lojtar i Turqisë i afrohet fushës dhe e kuptojmë kur dikush nga lojtarët është i dëmtuar. Por Guler është lojtar i ri dhe nëse është i dëmtuar apo jo, ai mund të mos e kuptoj mirë ekipin mjekësor se çfarë mendojnë për të, por çdo përzgjedhës dhe çdo ekip nga stafi profesional dhe nga mjeku dhe unë mendoj se ata mendojnë më të mirën për lojtarin dhe gjithçka mund të ndodhë tani, për shembull nëse Guleri në ndeshjen e fundit do të kishte një dëmtim më të rëndë dhe po të mos luante sot, normalisht se ekipi do të kishte në presion, sidomos ne vende si Turqia, çdo trajner ka presion normalisht, Guler eshte projekt i federates turke. kështu që ai ka shumë peshë shumë të madhe.
Mendoj se po duke parë bastet në futbollin turk, duke parë trajnerët, lojtarët që vijnë në ligën turke dhe këtu dhe duke parë ekipin kombëtar, do të thotë se ata janë në ngritje tani”, tha Boshev./tvklan.mk/