Gjeorgjia ka shkaktuar një befasi të këndshme në Kampionatin Europian, duke fituar ndaj Portugalisë me rezultatin 2-0. Ish-futbollistit Borçe Boev i ftuar në emisionin Euro Klan tha se Gjeorgjia është një ekip i mrekullueshëm për momentin, duke luajtur ndeshje të mira dhe duke demonstruar një nivel të lartë.
“Gjeorgjia, mund të them vetëm se është një surprizë e këndshme për momentin, për shembull, të mundësh Portugalinë nuk është gjë e vogël, megjithatë, Gjeorgjia është një ekip i mrekullueshëm për momentin, për shembull, ata treguan ndeshjet ndoshta më të mira në çdo rast dhe shpresoj se do të vazhdojnë të luajnë mirë. Kanë qenë ndeshje shumë të mira, dhe të gjitha keto ekipe që janë këtu pra që të 24 kombëtaret janë të gjitha bartëse dhe superiore në çdo rast.
Mund të them se shumica e ndeshjeve nga kombëtaret më të mira të kampionatit janë luajtur në një farë mënyre jo edhe aq mirë, gjithsesi, ne posaçërisht prisnim ndeshje më të mira nga këto kombëtare, sidomos nga kombëtarja kroate, p.sh. Serbia, dhe këtu hyn edhe Shqipëria, dhe dalja e tyre psh në fazën e parë ka qenë pak problematike, kështu që në çdo rast disa nga favoritet nuk e kanë bërë maksimumin e tyre”, tha Boev.
Aleksandar Tanevski trajner futbolli tha se nëë këtë kampionat, disa kombëtare të favorizuara nuk kanë arritur të performojnë në maksimum, duke bërë që turneu të jetë intensiv dhe me shumë gola. Ndeshja e Turqisë me Gjeorgjinë është një shembull i kësaj, ku Gjeorgjia tregoi se është një kombëtare në rritje. Moskualifikimi i Kroacisë dhe Holandës ka ndikuar në këtë kampionat, ndërsa kombëtaret si Franca, Anglia, Gjermania dhe Belgjika nuk janë treguar aq superiorë sa pritej.
“Kombëtaret të cilat gjithmon kanë qenë më strikte si Franca, Anglia pastaj Gjermania, Belgjika, në këtë fazë nuk kanë qenë dhe aq superior. Ka pasur surpriza, sic thua ti, ndoshta janë surpriza edhe për mua, moskualifikimi i Kroacisë, Holandës, mendoj se po luhet një Kampionat Europian intensiv me shumë gola, kështu kanë filluar, mendoj se kampionati është efektiv, ne shohim futboll të mirë, ka disa ndeshje që ishin vërtet të mira dhe të pëlqyera, duke parë do të thoja një prej tyre, apo do ta veçoj ndeshjen e Turqisë me Gjeorgjinë si shembull, po, sot gjithashtu Gjeorgjia tregoi se është një kombëtare në rritje, se nuk është rastësi, ky rezultat është befasues që ajo fitoi Portugalinë 2-0”, tha Tanevski./tvklan.mk/