Smart Phonët dhe ndikimi negativ tek fëmijët

PSIKOLOGËT ALARMOJNË PËR KUJDES MAKSIMAL NGA PRINDËRIT

Këto janë disa nga sfidat  që mund të shfaqen te fëmijët nga përdërimi i telfonave zgjuar, apo të njohur ndryshe si smart phones. Fëmijët kanë nevojë për kohë të mjaftueshme për të eksploruar botën fizike, për të zhvilluar aftësi sociale dhe për të krijuar lidhje me të tjerët.

Në një kohë kur teknologjia është pjesë e pandashme e jetës tonë, çështja se kur është momenti i duhur për t’u dhënë një celular që tani e njohim si smartphone fëmijës, është bërë një temë që nxit debat të thelluar.Psikologja Edlira Destani, e specializuar në zhvillimin e fëmijëve, përforcon qëndrimin se është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin përgjithshëm të fëmijës që qasja në telefon t’i lejohet në moshë më të madhe.

“Fëmijët e vegjël, normalisht që është shumë shqetësuese dhënja e telefonave dhe dëmtimet e tyrë që kanë filluar të bëhen jo vetëm në shikim por edhe në problematikat e tjera, kryësisht psikologjike, nromalisht edhe logopedet ankohen për problematikat e tjera të caktuara në fushën e tyre. Në qoftë se duhet të jepen disa këshilla duket se prindit po I marin por ti zbatojnë ashtu sic duhet” – tha Edlira Destani, Psikologe.

Destani thotë se, përparimi i teknologjisë duhet të shoqërohet me kufizime të qarta dhe edukim të prindërve.

“Pesha kryësore I  bie prindërve, nuk e kanë leht që ti akuzojë prindër në këtë rast mirpo, pësha kryësore dhe të mos them 100% është për prindërit. Normalisht ata gjithmonë gjëjnë përgjigjën, jemi të angazhuar më punë ose fëmijët nuk kanë cfarë të bëjnë por në të vërtet gjithëmonë ka një hapsirë apo një mendim apo fryt ose mundësi se cfarë të bëjnë fëmijët” – tha Edlira Destani, Psikologe.

Prindërit që anketuam thonë se smartfonët përdoren prej fëmijeve të tyre, por me menaxhim maksimal.

“Аq sa duhet, ndonjëherë gjysmë ore. Dhe po, nuk duhet të përdoren, nuk duhet të përdoren më shumë se një orë. Kur shikojnë në telefon, kanë një lloj stresi“ 

“Aq sa të duhet, mjafton. Për ne nuk është stres, por ndoshta për fëmijët nuk duhet të rijnë aq shumë në telefon” 

 Shumë studime kanë treguar se përdorimi i tepërt i celularëve mund të çojë në shpërqendrim dhe mungesë kujdesi në mësim. Fëmijët mund të humbasin interesin për mësimin dhe të kenë probleme në qëndrimin në klasë dhe përqëndrimin në detyrat e tyre shkollore. Shetitjet në natyrë mund të jenë një mundësi e shkëlqyer për të rriturit dhe fëmijët të lidhen me natyrën dhe të eksplorojnë botën rreth tyre në një mënyrë të re dhe të ndryshme. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share