Kryeministri Hristjan Mickoski u pyet sot nga gazetarët nëse do të ketë apo jo zvëndës kryeministër të parë, pas dilemave që u ngritën në opinion nëse ekziston ose jo një post i tillë. Sipas tij, ligjërisht nuk ezksiton një post i tillë, porn ë kuadër të koalicionit ka një marrëveshje që Izet Mexhit të quhet zëvendësrkyeministër i parë. Dilemat rreth këtij posti u ngjallën nga deklarata e dy ditëve më parë që Aleksandar Nikollovaski bëri i ftuar në një nga mediat në vend, duke thënë se Izet Mexhiti nuk do të jetë zv.kryeministër i parë, por zëvëndeskryeministër si gjithë të tjerët.
“Sipas ligjit që është në fuqi, Qeveria, përkatësisht Kryeministri ka zëvendës, ndërsa marrëveshja prej zotrinjsh që kemi në kuadër të koalicionit është që po do të ketë zëvendëskryeministër të parë dhe ai do të jetë Izet Mexhiti. Megjithatë, kjo është jasht ligjit, ligji thotë se ka vetëm zëvendës të kryetarit të shtetit, ajo që deir tani është punuar në të zezë dhe jo në përputhje me ligjin, ajo nuk do të jetë praktikë në punën e kësaj Qeveria, por, po marrëveshja mes zotrinjsh në kuadër të koalicionit tonë është e tillë” – tha Hristjan Mickoski- kryeministër. /tvklan.mk/