Paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare.
Pasdite mot jostabil dhe reshje të dendura të shiut dhe bubullima. Në më shumë vende do të ketë paraqitje të motit të ligë, me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar (mbi 60km/h) dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 29 deri në 35 gradë