Tekniku brazilian Sylvinho, i cili udhëhoqi Kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2024, u shpreh se është shumë i lumtur për mbështetjen e madhe të tifozëve dhe performancën e “Kuqezinjve” në Gjermani.
Ai theksoi se është pjesë e projektit dhe nuk ka ndërmend të largohet nga stoli i “Legjionarëve”. Sylvinho falenderoi tifozët dhe vlerësoi eksperiencën e paharrueshme të luajtur kundër ekipave si Italia, Kroacia dhe Spanja. Ai shprehu optimizmin për të ardhmen dhe krenarinë për lojtarët e rinj të Kombëtares së Shqipërisë.
]