Tragjedi në Prizren: Gruaja 47-vjeçare vdes pas një incidenti në ashensor

Gjykata Themelore në Prizren cakton masën e arrestit shtëpiak për B.K. dhe H.K. pas vdekjes së një gruaje 47-vjeçare në Prizren. Rasti ndodhi më 20 qershor 2024, kur gruaja ra në hapësirën e ashensorit nga kati i dytë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Fitore Mehmeti, konfirmoi se dyshohet se B.K. (pronar i personit juridik) dhe H.K. (përgjegjësi i personit juridik) kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dështimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas informatave të Policisë, rasti ndodhi rreth orës 20:50. Viktima, pasi kishte thirrur liftin për ta përdorur, ra në hapësirën e ashensorit nga kati i dytë. Ajo nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe kishte ndërruar jetë. Mjekët e Emergjencës konstatojnë vdekjen e saj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share