Të paktën 1 mijë e 301 njerëz kanë vdekur gjatë Haxhit, thotë Arabia Saudite, kryesisht pelegrinët e paautorizuar që kanë ecur distanca të gjatë në vapë të madhe. Pelegrinazhi i këtij viti u zhvillua gjatë një vale e të nxehtit, me temperatura që nganjëherë i kalonin 50 gradë celsius.
Më shumë se tre të katërtat e atyre që vdiqën nuk kishin leje zyrtare për të qenë atje dhe kanë ecur nën rrezet e diellit direkte pa strehë adekuate, thonë raportet, transmeton Klankosova.tv.
Disa nga ata që vdiqën ishin të moshuar ose të sëmurë kronikë.
Ministri i Shëndetësisë, Fahd Al-Jalajel tha se janë bërë përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e nxehtësisë dhe se si pelegrinët mund ta zbusin këtë.
Objektet shëndetësore trajtuan gati gjysmë milioni pelegrinë, duke përfshirë më shumë se 140 mijë që nuk kishin leje, tha ai, dhe disa ishin ende në spital për rraskapitje nga nxehtësia, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.