Bytyqi: Do mbështesim ligjin e propozuar nga VMRO-DPMNE për energjetikë!

NJËRI NGA KANDIDAT PËR KRYETAR NUK BESON NË VLERAT SOCIALDEMOKRATIKE

Ish z.Kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi bëri të ditur se LSDM do të mbështes propozim ndryshimin e ligjit për energjetikë të propozuar nga VMRO-DPMNE. Ndërkaq, sa I përket kandidatit të ardhshëm që do drejtoj partinë ai bëri të ditur se jo të gjithë pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore besojnë plotësisht në vlerat dhe ideologjinë e LSDM-së.

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në një intervist për Radio Evropa e Lirë bëri të ditur se do të mbështesin propozim ndryshimin e ligjit për energjetikë të propozuar nga VMRO-DPMNE, pasi sipas Bytyqit kjo vjen edhe si rezultat i punës së Qeverisësë kaluar që ka aritur të ul marzhin e fitmit që EVN ua ngarkon qytetarëve.

”Natyrisht do të shohim, nga ajo që mund të lexoj nga deklaratat e tij, ai në thelb dëshiron të zgjasë licencën e furnizuesit universal dhe për më tepër unë do ta mbështes atë ligj sepse VMRO-DPMNE e pranon se kemi bërë një procedurë të mirë tenderimi sepse kemi arritur për ta ulur marzhin e fitimit që EVN-ja ua ngarkon qytetarëve, natyrisht, pasi është rezultati ynë dhe rezultat i punës së mirë, ne do ta mbështesim atë ligj, sepse mendoj se çdo gjë që është e mirë për qytetarët do të duhet të mbështetet” – deklaroi Fatmir Bytyqi   0:50 deri te 1:34

Bytyqi mes tjerash ka folur edhe rreth zgjedhjes së kryetarit të LSDM-së, sipas tij, ndonjëri nga kandidatët për kryetar të LSDM-së më parë kanë bojkotuar apo nuk i kanë mbeshtetur aktivitetet e partisë e tani kandidojnë për kryetar. Se për cilët mendon konkretisht Bytyqi u përgjigj shkurt se do të gjykojnë vetë kryesia.

”Besoj se fushata zgjedhore për kryetar nuk po shkon në mënyrën më të mirë sepse jo të gjithë pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore besojnë plotësisht në vlerat dhe ideologjinë e LSDM-së dhe harrojnë se kjo nuk është një betejë personale  7:49 deri te  8:20

”Mendoj se do ta gjykojnë vetë. Jo shumë, një në katër. Nuk mund të pretendojnë presidencën njerëz që më parë bojkotuan ose nuk i mbështetën fare aktivitetet e partisë dhe gjithmonë përfitonin prej saj” – tha mes tjerash Bytyqi.  8:20 deri te 8:42

Ndryshe pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit nga funksioni kryetar i LSDM-së, nga Bordi Ekzekutiv i LSDM-së, u mor vendim që më 30 qershor të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme partiake. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share