Një gjykatë në Zvicër ka dënuar me burg katër anëtarë të familjes më të pasur të Britanisë së Madhe. Prakash Hinduja dhe gruaja e tij, Kamal, u shpallën fajtorë për shfrytëzimin e stafit në rezidencën e tyre në Gjenevë. Dy djemtë e tyre dhe gruaja e njëri prej tyre morën një dënim me katër vjet burg.
Sipas prokurorëve, familja Hinduja sillte shërbëtorë nga India, vendi i tyre i origjinës, dhe më pas konfiskonte pasaportat e tyre. Punonjësit pretendonin se familja i paguante një rrogë të vogël. Megjithëse pasuria e familjes vlerësohet në rreth 37 miliardë dollarë, ata rrallë lejonin stafin të largoheshin nga vila e tyre në lagjen e pasur të Gjenevës, Këln.
Grupi Hinduja, i cili është i pranishëm në 38 vende të botës, zotëron kompani në sektorin financiar, naftë, gaz dhe shërbim shëndetësor.