Deputeti Sadulla Duraku nga Fronti Europian, në seancën e sotme të Frontit Europian tha se qeveria e re po e dërgon Maqedoninë e Veriut drejt destabilizimit, dhe këtë e vërteton dhe aleanca e dyshimtë politike Mickoski-Orban-Putin-Vuçiq”.
“Ne duhet të kemi dashuri për vendin, e kuptoj dashurinë për vendin. Dashuria për vendin është të mos injorosh një komb tjetër që fiton me votë të lirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nuk votuan për një Maqedoni si shtet unitar, ky qëndrim i tyre e destabilizon vendin, nuk mund të ketë stabilitet ekonomik dhe politik pa një respekt të bashkësie në Maqedoninë e Veriut që janë në Kushtetutë si shtetformues.
Popullata e dytë në Maqedoninë e Veriut janë shqiptarët, dhe 46 për qind janë komunitetet jashtë popullatës maqedonase. Si do të udhëhiqet ky shtet me pragmatizëm politik, mesa duket politika pro ruse po vendos dorën e saj në udhëheqjen e vendit.
VLEN-i u bë patericë e Mickovskitë, më mirë të thuhet vazal. Këtu është një aleancë Mickoski-Orban-Putin-Vuçiq. Këtë aleancë e shfaqi haptazi edhe mandatari Hristijan Mickovski, me bashkëpunimin me Viktor Urban, siduket Hungaria ka interes të nxisë destabilizim me popujt e rajonit. Kjo është e injicuar nga Hungaria të bëjë shkëputjen e Vojvodinës dhe ta marrë si pjesë e Hungarisë.
Ky skenar është i bërë nga Moska nga Vlladimir Putin. Mickoski këtë e vërtetoi me vendosjen si zëvendëskryeministir të Ivan Stoilkoviqit.
Unë këtu kam një fotografi të aktorëve që merren me destabilizimin e Ballkanit. Partitë shqptare duhet të unifikohen që ta luftojnë këtë fenomen”, tha Duraku./tvklan.mk/