Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut, 22 Qershor 2024

Moti në Shkup sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare. Erë e lehtë do të fryjë nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21°C, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 40°C.

Këtë fundjavë zona jonë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, për çka do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mbi mesataren e ngrohtë. Nga e hëna pasdite do të ketë zhvillim lokal me vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtër. Temperaturat gjatë ditës gradualisht do të pësojnë rënie të lehtë. Kujdes për rrezet UV, që janë në nivelin 9, kështu që është mirë të mbroheni nga dielli.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share