VENDIMI PËR BALANSERIN DHE PASOJAT E MUNDSHME
VMRO-DPMNE po shfaqet si një lojtar kryesor në skenën politike , duke propozuar heqjen e “balanserit” nga administrata, një mekanizëm i cili ka siguruar përfaqësim të drejtë për të gjitha komunitetet etnike në vend. Kjo lëvizje ka shkaktuar shqetësime të mëdha në opozitën shqiptare, e cila e sheh si një rrezik për rolin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në qeveri.
Analisti politik Albert Musliu vlerëson se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është një parim kushtetues i rëndësishëm, i cili duhet të respektohet në çdo kontekst politik. Musliu vë në dukje se ndryshimi i balanserit mund të ketë pasoja të mëdha për politikën e punësimit dhe administratën aktuale.
”Përfaqësimi I drejtë dhe adekuat është kategori kushtetuese dhe ajo nuk mundet të anashkalohet. Tash, a mund të jetë jetë shqetësim për punësimin e ardhëshëm ose për administratorët actual, gjithsesei se mundet të jetë. Nëse miret me vullnet të keqë ose me ndonjë, politik disciplinuese. Nëse qëllimi I zavendësimit të balanserit është që të përmirësohen disa defekte të cilat kanë qenë të vërejtura prej subjekteve politike shqiptare, si ndryshimi I përkatësisë etnike përshkakë punësimit, atëherë mund të jetë positive. por nëse nuk e adreson këtë qështje atëherë do të jetë vetëm një vendim politik I cili mund të ketë edhe efekte negative” – tha Musliu,
Musliu vë në dukje se ka pasur defekte të vërejtura në këtë sistem, dhe ndryshimi i tij duhet të analizohet me kujdes.
”Kthyerja në pozitat e vjetra vlen të themi se balanseri është I imponuar edhe ka qenë vendim politik I qeverisë para 2017 tën, implementimi I balanserit ka filluar ma vonë. Kemi parë disa defekte po nëse qëllimi I menjanimit të balanserit është qëllim jo I mirë atëherë gjithsesi se do të ketë reakkcione,jo vetëm nga prej partive politike shiptare por besoj se do të ketë reagime dhe prej partnerëve ndërkombëtar , të cilët kanë qenë garantues, qysh prej marveshjes së ohrid, ndryshimet kushtetuese të vitit 2002, por dhe implementimit adekuat të marveshjes së ohrid ku garantuesja ishte edhe SHBA-ja edhe unioni evropian” – tha Albert Musliu.
Musliu bën thirrje për transparencë dhe dialog të hapur publik për të siguruar që çdo vendim të reflektojë interesat dhe nevojat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, duke shmangur polarizimin dhe tensionet e panevojshme në shoqëri. /tvklan.mk/