Alarmojnë shkenctarët: Venecia drejt fundosjes?!

Hulumtimet e reja nga shkencëtarët italianë vlerësojnë se pjesë të Venecias do të zhyten deri në vitin 2150. Studimi u krye nga ekspertë në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i cili analizoi të dhënat mbi rritjen e nivelit të baticës.

Venecia është duke u përballur me përmbytjet gjithnjë e më të shpeshta për dekada. Tani ekziston një sistem pengesash kundër përmbytjeve në lagunën e saj, një gji i cekët, 550 km² i mbyllur në Detin Adriatik verior që rrethon Venedikun dhe ishujt e tij, shkruan Living.

Por këto nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur qytetin nga fundosja e vazhdueshme dhe rritja e nivelit të detit.

Studimi arriti në përfundimin se disa zona të qytetit do të jenë përgjithmonë nën ujë deri në vitin 2150./vizionplus

Lexo gjithashtu
Total
0
Share