Aksident në Stan Tërg: Nëntë të lënduar nga një përplasje e dy veturave

Një incident rrugor ka ndodhur sot në rrugën që lidh Mitrovicën me Podujevën, duke rezultuar në lëndimin e nëntë personave. Aksidenti, i cili ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Stan Tërg, përfshiu dy automjete dhe shkaktoi dëme materiale të konsiderueshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, konfirmoi ngjarjen për Klankosova.tv dhe njoftoi se hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share