Në një analizë të thellë të zhvillimeve në Euro 2024, gazetari i njohur i sportit Shaban Sinani ka vënë në dukje një paradoks interesant në lidhje me posedimin e topit dhe rezultatet e ndeshjeve. Duke folur në emisionin “Euro Klan”, Sinani ka theksuar se, pavarësisht një posedimi dominues nga disa skuadra, kjo nuk ka rezultuar gjithmonë në fitore.
“Duhet parë krahasimi te posedimi i topit sepse është shumë i lartë, Rumania ka 34 për qind të posedimit të topit, ndërsa Ukraina ka 66 për qind, por rezultati flet në anën tjetër 3-0 për Rumaninë”, tha Sinani.
Sinani ka vënë në dukje gjithashtu rastet e Belgjikës dhe Sllovakisë, ku pavarësisht një posedimi më të madh nga Belgjika, Sllovakia ka dalë si fituese. Një fenomen i ngjashëm është vërejtur edhe në ndeshjen mes Austrisë dhe Francës
“Belgjika ka pasur 56 përqind të posedimit të topit ndërsa Sllovakia 44 përqind, por fitues qe Sllovakia, dhe Austri – Francë posedimi është, 48 përqind me 52 përqind për Francën, kjo dëshmon se nuk fitojnë gjithmon ata që kanë përparësi në posedimin e topit, dhe kjo u dëshmua me Ukrainën e cila pësoi me rezultat të thellë 3 me 0″, tha Sinani”, tha Sinani./tvklan.mk/