Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut ditë më pare në arenën “Todor Proeski” u mbajt kampionati ekipor i atletikës ku morën pjesë ekipet anëtare të kësaj federate sportive. Fitues I kampionatit ekipor në kategorinë e meshkujve doli ekipi Delta me gjithësejt 4139 pikë para KA Kolibri në vendin e dytë 2866 pikë , 3.7 Maj në vendin e tretë me 2679 pikë , Centar në vendin e katërt me 2519 pikë, ndërsa nga ekipet shqiptare klubi atletikës Studenti i Tetovës ishte më e suksesshme duke u rendit i pesti me 2454 pikë. Për ekipin Studenti më të mirë ishin Aldin Ademi në hedhjen e shtizës doli I pari, ndërsa në hedhjen e gjyles i dyti, Suhejb Jakupi në 400 metra me pengesa doli i pari, Blerton Shabani i doli i dyti në 400 metra me pengesa dhe i treti në disiplinën 400 metra
“Jam tepër i lumtur me rezultate arritura dhe me plasmanin e KA Studenti ne renditjen e pestë e përgjithshme. Urojë atletët tanë për rezultatet e shkëlqyeshme” tha trajneri Bexhet Toçi
Në kategorinë e vajzave fituese doli KA Drini I Strugës që drejtohet nga Alim Hajredini merën pjesë vetëm në kategorinë e vajzave, me 4 sportiste Natyra Malo, Melisa dhe Sara Dimitrioski dhe Stina Hoxha, duke grumbulluar 2946 pikë, , Liria e Shkupit u rendit në vendin e dytë me 2385 pikë, Klubi atletikës Studenti falë rezultateve të shkëlqyeshme të atletes së vetme të klubit Elhame Zeqiri e cila doli më e mira në hedhjen e shtizës u plasu e teta me 358 pikë.