Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,14 % në raport me vendimin e datës 14.6.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/l.
Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,819 den/kg dhe do të jetë 44,458 den/kg.
Nga data 18.6.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 81,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 83,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 74,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 44,458 (denarë/kilogram).