I nxehti ekstrem në Greqi, pesë turistë të vdekur

Greqia po përballet me një valë vdekjeprurëse të të nxehtit ekstrem me temperatura mbi 40 gradë Celsius.

Pesë turistë kanë humbur jetën për shkak të valës së të nxehtit. Një turist holandez 67-vjeçar u gjet i vdekur në Kretë. Mediat raportuan se një turist francez 70-vjeçar humbi jetën teksa ecte në një plazh në Sitia, Kretë, ndërsa një tjetër prej turistëve u gjet i vdekur pranë një zone arkeologjike pranë qytetit verilindor të Malias.

Autoritetet greke kanë vendosur në fuqi një alarm të nivelit të tretë të nxehtësisë, duke iu bërë thirrje njerëzve që të punojnë nga shtëpia dhe të shmangnin aktivitetet në natyrë.

Sipas meterologëve kjo është vala më e hershme e të nxehtit e cila nuk është parë përpara 19 qershorit. Në disa zona temperatura theu rekord deri në 44 gradë Celsius. Autoritetet shëndetësore kanë rritur alarmin se temperaturat e larta mund të rrisnin numrin e vdekjeve duke iu referuar rastit të prezantuesit të BBC Michael Mosley që humbi jetën për shkak të të nxehtit.

Vala e të nxehtit pritet të godasë këtë javë edhe Italinë ku temperaturat pritet të shënojnë rekorde. Spanja, gjithashtu, do të ketë sipas meterologëve disa luhajte ekstreme të motit, pasi në disa qytete mund të ketë përmbytje në disa të tjera temperatura mbi mesataren.

Ndërkaq miliona amerikanë po përballen me kushte të rrezikshme të motit. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, një valë të nxehti do të godasë gjatë ditëve në vijim perëndimin dhe verilindjen e SHBA.

Michigan, Ohio dhe Pensilvania janë nën paralajmërim për nxehtësinë ekstreme, me alarmin e kuq që do të qëndrojnë në fuqi deri të premten. Phoenix, në Arizona si dhe në Georgia, Atlanta, temperaturat thyen rekord për qershorin duke shënuar 43 gradë Celsius.

Nga ana tjetër edhe Pekini është goditur nga valë e të nxehtit. Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës lëshoi ​​një alarm për temperatura të larta në shumë rajone.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share