Kurban Bajrami në botë/ Festa e rëndësishme lihet në hije për shkak të luftës në Gaza

KURBAN BAJRAMI NË BOTË

Myslimanët në disa vende të botës festuan Kurban Bajramin. Festa u la në hije për shkak të luftës në Gaza dhe problemeve ekonomike që u duhet të përballen besimtarët në vende të tjera,

Lufta në Gaza la në hije festën e Fitër Bajramit në shumë vende të botës islame.

Xhamia e madhe Al Aksa në Jeruzalem mblodhi një numër të konsiderueshëm besimtarësh.

Këtë Bajram ndryshe nga vitet e kaluara kur palestinezët mblidheshin së bashku për të ngrënë dhe për të festuar së bashku, kjo fetsë shumë familje I gjen të shpërndarë dhe të zhvendosur.

“Në Bajramin e kaluar kishte lumturi, por këtë Bajram nuk mund të ketë gëzim kur ka viktima, shtëpi të shkatërruara dhe njerëz të zhdukur nën rrënoja”,tha Nour El-Beheiry.

Edhe në Liban dhe Egjipt u mbajtën lutje, një pjesë e mirë e të cilave shkoi për popullin e Gazës.Ndërsa jordanezët e shfrytëzuan këtë ditë të vecantë për të protesuar pranë ambasadës izraelite në Aman ku shumë prej tyre u panë duke valëvititur flamurin palestinez.

Mediat botërore kanë fokusuar edhe presidentin sirian Bashar al-Assad teksa merrte pjesë në faljen e Bajramit me zyrtarë dhe klerikë.

Problemet e shumta ekonomike që shqetësojnë myslimanët zunë një vend të rëndësishëm gjatë faljeve të Fitër Bajramit në Tunizi dhe Bangladesh./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share