Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga pritja që iu bë në Samitin e Paqes për Ukrainën nga Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani potencoi se në Samitin e Paqes po mblidhen për të shprehur ripërkushtimin në mbështetje të lirisë së Ukrainës.
“Në Zvicër, me Presidenten zvicerane Viola Amherd, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë nga e gjithë bota. Jemi këtu për të ripërkushtuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës”, shkroi Osmani në X, transmeton Klankosova.tv.
Samiti i nivelit të lartë, që po mbahet në Burgenstock, afër Lucernit, ka mbledhur liderët botërorë për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën.