Nga Kavadari nisi karvani për prezantimin para anëtarëve të partisë të kandidatëve për Kryetar të LSDM-së.
Socialdemokratët thonë se të gjithë kandidatët prezantuan programet dhe vizionin e tyre, ku anëtarët patën mundësi të parashtrojnë pyetje, të hapin diskutime, të japin komente dhe vërrejtje.
“Zgjedhje të drejtpërdrejta për Kryetar ku vendosin anëtarët, paraqet përfitim për demokracinë, vlerë dhe veçori e LSDM-së” – thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Kandidatë për Kryetar të LSDM-së janë Venko Filipçe, Slavjanka Petrovska, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski. /tvklan.mk/