Eurostat: Rritet shkalla e punësimit në BE, arrin në 75.7 për qind

Eurostat ka raportuar një zhvillim pozitiv në tregun e punës së Bashkimit Evropian, duke shënuar një rritje të lehtë në normën e punësimit për grupmoshën 20-64 vjeç në tremujorin e parë të vitit 2024. Sipas të dhënave të fundit, shkalla e punësimit arriti në 75.7%, duke u rritur me 0.2 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Në një analizë më të detajuar, Kroacia ka dalë në krye me një rritje impresionante prej 1.8%, duke qenë vendi me performancën më të mirë në këtë periudhë. Sllovenia gjithashtu ka treguar një përmirësim të konsiderueshëm me një rritje prej 1.3 pikë përqindje, ndërsa Bullgaria dhe Greqia kanë ndjekur me një rritje të ngjashme prej 0.9%.

Ndërkohë, Italia dhe Letonia kanë ruajtur një normë të qëndrueshme të punësimit, pa ndryshime të ndjeshme. Megjithatë 10 vende të BE-së kanë përjetuar një ulje në normat e punësimit, me Qipron, Estonin dhe Lituaninë të cilan kanë pësuar rënien më të madhe prej 0.5% secili.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share