Zyrtare: Mexhit Neziri dhe Kostadin Zahov prezantohen te KF Besa e Dobërdollit

Klubi I futbollit Besa e Dobërdollit në pritje të fillimit të përgatitjeve për sezonin debutues në Ligën e parë të futbollit, sot ka zyrtarizuar dy prurjet e reja në ekip. Bëhet fjalë për dy emra të njohur të cilë pas vetes kanë një karrierë të bujshme si mbrojtësi Mexhit Neziri që vjenë nga Struga Trim Lum dhe portieri Kostadin Zahov që vjenë nga Voskla Sport, të cilët kanë fituar tituj kampion me Shkëndijën gjegjësisht Struga Trim Lumi.

Në njoftimin e KF Besa të Dobërdollit për dy përforcimet e reja thuhet:

”Mexhit Neziri, një emër që sjell siguri dhe stabilitet në mbrojtje. Me një karrierë të pasur dhe performanca të shkëlqyera, ai ka dëshmuar se është një forcë e vërtetë në fushë. Neziri numëron katër tituj kampion ku së fundmi ariti të shpallet kampion në ligën e parë me skuadren e Struga T&L. Mexhit Neziri ka filluar karrierën e tij në futbollin vendor në Maqedoni, duke shkëlqyer me ekipet vendase si KF Renova, KF Shkendija, KF Struga. Në vazhdim, ai ka eksperiencë edhe në ligat e huaja duke luajtur për FC Dacia (Moldavi) dhe Ventspils (Letoni)”.

“Kostadin Zahov një figurë e njohur për futbollin në vendin tonë, me një karrierë të mbushur me suksese dhe aftësi të mëdha, ai ariti të shpallet 5 herë kampion në Ligën e parë të RMV si dhe një herë fitues i Kupës së RMV. Me reflekset e tij të shpejta dhe vendosmërinë për të mbrojtur qëllimet, ai ka shfaqur një aftësi të jashtëzakonshme për të ndihmuar skuadrat ku ishte pjesë e tyre.

Vardar, Horizont, Bregallnica, Shkëndija dhe së fundmi Voska Sport janë skuadrat të cilat Zahov ishte gardian i portës”./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share